
Tag: Enkelejda Muçaj
Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për Kontrollin Shtetëror Portual”, të bërë në Paris më 26 janar 1982, të cilit Shqipëria i është bashkuar me ligjin nr. 9852, datë 26 dhjetor 2007.
Në Bruksel u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Transportin, Energjinë, Mjedisin dhe Zhvillimin Rajonal, i bashkëkryesuar nga Andrew Williams dhe zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.
Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), me seli në Hagë.
Shqipëria synon të jetë pjesë e tregut unik europian për Komunikimet Elektronike, përmes investimeve të avancuara
Nënshkruet marrëveshja e mirëkuptimit për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.





