Ibrahimaj: Interesi për arsimin profesional po rritet, 4,9 miliardë lekë buxhet në 2026-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se arsimi profesional dhe tregu i punës janë prioritet kryesor për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se arsimi profesional dhe tregu i punës janë prioritet kryesor për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Gjatë diskutimi në parim të projektbuxhetit për vitin 2026, për arsimin profesional, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se objektiv është krijimi i një sistemi të arsimit profesional cilësor, fleksibël dhe përfshirës, që përgatit të rinjtë direkt për nevojat reale të tregut të punës.

Ministrja theksoi se sot, 19% e nxënësve të arsimit të mesëm ndjekin programe profesionale, krahasuar me vetëm 13% një dekadë më parë, ndërsa synimi për vitin 2030 është që një në tre nxënës të ndjekë Arsimin e Formimit Profesional (AFP).

“Një rol kyç në këtë reformë luan sistemi dual, që kombinon mësimin teorik në shkollë me praktikën reale në biznes. Vitin e parë morën pjesë 222 nxënës, këtë vit 360, ndërsa objektivi për 2026–2028 është zgjerimi në mbi një mijë nxënës, me përfshirjen e detyrueshme të sektorit privat në qeverisje dhe ofrimin e modelit praktik”, deklaroi ministrja.

Ministrja informoi se buxheti për arsimin profesional në vitin 2026 është 4,9 miliardë lekë, me rritje 9,13% krahasuar me 2025, duke përfshirë 1,47 miliardë lekë për rikonstruksion dhe ndërtim shkollash, laboratorë praktikë, makineri teknike dhe digjitalizim; 313 milionë lekë për bursa dhe tekste shkollore të rimbursuara, si dhe modernizimin e kurrikulave sipas nevojave të sektorëve ekonomikë realë.

Ibrahimaj bëri të ditur se reforma shoqërohet nga masa strukturore si akreditimi i të gjithë ofruesve të AFP-së, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, digjitalizimi i platformave të të nxënit dhe njohja e të nxënit joformal e informal.

“Ndërkohë, programi i inovacionit dhe ekonomisë digjitale synon të përgatisë strukturën ekonomike të së ardhmes. Vlera totale për programin e inovacionit është 578.6 milionë lekë, duke përfshirë Qendrën Shqiptare të Inovacionit dhe Zhvillimit dhe Fondin e Inovacionit dhe Teknologjisë. Këto struktura do të ofrojnë mbështetje për startup-et, trajnime, programe akselerimi, laboratorë të teknologjisë dhe eksperimente pilot, duke rritur kapacitetet konkurruese të ekonomisë shqiptare në një treg europian gjithnjë e më të digjitalizuar”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.