Gonxhja në Riad në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndodhet në Riad në një vizitë zyrtare ku merr pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndodhet në Riad në një vizitë zyrtare ku merr pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism.

Gonxhja ndau në rrjete sociale momenta nga dita e parë e këtij takimi të rëndësishëm teksa bëri të ditur se, “Shqipëria përfaqësohet në këtë samit ndërkombëtar për të diskutuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, partneritetet ndërkombëtare dhe sfidat e reja të sektorit turistik”.

Gjatë vizitës, ministri Gonxhja pati mundësinë të takohej me ministrin e Turizmit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Ahmed Al Khateeb, dhe ta falenderojë për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e turizmit dhe promovimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme”, u shpreh ministri.

Gonxhja theksoi se “pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit është një mundësi e rëndësishme për të ndarë përvojat me rreth 150 vende dhe ministri homologe, duke forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin në promovimin e turizmit të qëndrueshëm, kulturor dhe inovativ”.

Në fokus të këtij samiti janë diskutimet për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm; nxitja e partneriteteve ndërkombëtare; inovacioni dhe përmirësimi i strategjive turistike në nivel global; sfida dhe mundësi për sektorin turistik në epokën post-pandemike dhe në kuadër të zhvillimit kulturor dhe ekonomik.

Ministri Gonxhja theksoi se pjesëmarrja në këtë asamble vlen për të forcuar ndërveprimin ndërkombëtar, për të promovuar turizmin shqiptar dhe për të rritur inovacionin dhe qëndrueshmërinë në sektor.

Samiti ofron një platformë të rëndësishme për të shkëmbyer praktika të mira, për të mësuar nga përvojat e vendeve të tjera dhe për të krijuar strategji efektive bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e turizmit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…