Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Paga minimale, duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, do të rritet në 500 euro si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa biznesi do të subvencionohet për 9 muaj për mbulimin e kostos së kontributeve.


Paga minimale, duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, do të rritet në 500 euro si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa biznesi do të subvencionohet për 9 muaj për mbulimin e kostos së kontributeve.

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim-Kandidati”, bëri të ditur se nga kjo rritje e pagës minimale do të përfitojnë rreth 10600 punonjës të shërbimeve.

“Sipas projektbuxhetit 2026, do të ketë një rritje të rëndësishme të zotuar gjatë fushatës zgjedhore dhe që do të zbatohet nga 1 janari 2026. Kjo rritje do të përfshijë 307850 punonjës të regjistruar, në sektorin shtetëror dhe privat, të cilët do të marrin një pagë minimale prej 500 eurosh. Me ligj, askush nuk do të ketë më një pagë më të ulët se kjo. Nuk do të jetë rritja e fundit, por vetëm e para, pasi gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë në 700 euro, ashtu siç kemi premtuar”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se qeveria do të mbështesë bizneset për përballimin e kostove që sjell kjo politikë për 9 muajt e parë.

“Qeveria do të subvencionojë për 9 muajt e parë me 90 milionë euro shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat, të cilët do të kenë një pagë minimale prej 500 eurosh”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Paketa Fiskale 2027 synon uljen e kostos së jetesës, ka në fokus qytetarin

Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Paketa Fiskale 2027 synon uljen e kostos së jetesës, ka në fokus qytetarin

Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit,…