Gogu: Ligji për barazinë gjinore, europian dhe jo ideologjik

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu dha një prononcim për gazetarët, ku foli mbi debatin në Kuvend gjatë diskutimit për ligjin e barazisë gjinore.


Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu dha një prononcim për gazetarët, ku foli mbi debatin në Kuvend gjatë diskutimit për ligjin e barazisë gjinore.

Gogu e cilësoi gjuhën e përdorur nga kryetari i opozitës si “stigmatizuese dhe të papranueshme”, duke kërkuar në emër të Kuvendit dhe të shqiptarëve ndjesë ndaj Ambasadorit të Komisionit Europian.

Ai theksoi se ligji i miratuar nuk është akt ideologjik, por një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian.

“Një seancë që kulmoi me një incident jashtëzakonisht të rëndë, që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve dua t’i kërkoj falje ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe të gjithë europianëve për atë gjuhë stigmatizuese ndaj ambasadorit të tyre, për shkak të cilësive të tij personale, nga kreu i opozitës që në fakt nuk ishte asgjë tjetër por ishte kulminacioni i ideologjisë së re. Pra, nëse kishim sot një ligj ideologjik ishte versioni që Partia Demokratike solli, duke u përpjekur që të luajë me frikërat e njerëzve”, tha Gogu.

Për ndjesën e Berishës, Gogu u shpreh se, “nuk e di besoj, ndjesa zakonisht ndodh me veprime, dhe do të ishte shumë mirë që në emër të të gjithëve ne të na hiqte atë njollë turpi që na u vendos sot. Ligji për barazinë gjinore është një ligj, i cili na përafron me 10 direktivat e Bashkimit Europian”.

“Ai ligj nuk është ideologji, ai është një akt tërësisht i pastër ligjor që është në zemër të së drejtës europiane. Dhe kur flet për barazinë gjinore, flet për barazinë burrë-grua, dhe ky është ligji që sot ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, natyrisht duke mbrojtur nga diskriminimi çdo njeri, i cili për shumë arsye nuk mundet të mos mbrohet nga shteti shqiptar, qoftë kjo gjini, qoftë kjo racë, qoftë prejardhja, qoftë arsim dhe shumë gjëra të tjera”, tha Gogu.

“Por kryesorja, ai ligj sjell barazi midis burrave dhe grave në pagat e tyre, në vendin e tyre në qeverisje, në përfaqësimin e tyre në shoqëri, në arsim, në çdo gjë. Pra, ne jemi një shoqëri që vjen nga një e kaluar patriarkale dhe na duhet që patjetër, ashtu siç po ndodh në të gjithë shoqërinë shqiptare, kemi bërë një superudhëtim dhe ju e shikoni rolin e grave në qeverisje, e shikoni rolin e grave në ligjbërje, e shikoni rolin e grave në biznes, në akademi, që do të thotë se duhet ta mbrojmë me të gjitha mekanizmat këtë vlerë europiane që tashmë është ulur këmbëkryq në Shqipëri”, theksoi më tej Gogu.

Burimi ATSH

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…