Rama: Nisim indeksimin vjetor të pagave, rritje e re për administratën, mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të re të pagave për punonjësit e sektorit publik.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të re të pagave për punonjësit e sektorit publik.

Në një videomesazh nga selia e PS-së, Rama u shpreh se “ka një tjetër lajm shumë të mirë në pr/buxhetin 2026 i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror qoftë në nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.

“Kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë i shton gati 100 milionë euro qysh në vitin e parë 2026 shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore”, tha Rama.

Konkretisht, Rama tha se për 10 600 punonjës shërbimi ku përfshihen sanitarë, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj.

“Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë rritje me 3 mijë lekë të reja në muaj”, tha Rama.

Ndërkohë sipas tij, për herë të parë në sektorin e shëndetësisë përveç indeksimit vjetor do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.

“Kjo do të thotë se si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131 700 lekë paga do të shkojë në 143 500 lekë të reja në muaj. Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92.500 lekë në muaj”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj.

“E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave pagat rriten si më poshtë: Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të reja në 84.500 lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja. Për nënkomisarët, paga do të rritet nga 95.500 në 101 mijë lekë të reja, e cila me shtesën për kushtet e punës dhe po ashtu, për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të reja. Për komisarët nga 105 mijë në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës, plus për ushqimin, shkon në 125.600 lekë të reja. Dhe për drejtuesit e thjeshtë, nga 130.500, paga do të shkojë 141.450 lekë të reja, që me shtesën dhe me ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë të reja”, sqaroi kryeministri.

Rama theksoi se tani Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat.

“Ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate për Shqipërinë 2030, meritojnë çdo vit e më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë. Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

Nga plazhet me ujëra të kristalta të Shqipërisë deri te udhëtimet rrugore mes burimeve termale të Islandës, ja cilat janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

Nga plazhet me ujëra të kristalta të Shqipërisë deri te udhëtimet rrugore mes burimeve termale të Islandës, ja cilat janë…