Spiropali me të rinj të studimeve evropiane në Hagë: Shqipëria, transformim mbresëlënës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj në Hagë të Mbretërisë së Holandës, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj në Hagë të Mbretërisë së Holandës, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

Në bashkëbisedimin e saj me studentët e Programit të Studimeve Europiane, Spiropali foli për historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane.

“Me të rinjtë e studimeve europiane ndamë pikërisht historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane, nga vendi më i izoluar i kontinentit, në partnerin që prodhon garanci për anëtarësim të shpejtë si i barabartë mes kombeve europiane”, u shpreh Spiropali.

Spiropali theksoi se sot Shqipëria është kthyer në destinacionin kryesor turistik të Europës, ndërsa shtoi se në vitete 2024-2025 vendi u vizitua nga mbi gjysmë milioni turistë holandezë.

“Për rastësi, në të njëjtin vit të themelimit të këtij universiteti në 1987, fotografi holandez Piet den Blanken fiksoi me objektivin e tij, imazhin e një fëmije të varfër pesëvjeçar, që mundohej të blinte një bukë në Shqipërinë e kohës. Sot me dhjetëra e qindra fotografë holandezë vizitojnë vendin tonë për të dëshmuar një tjetër Shqipëri, destinacionin kryesor turistik të Europës, me mbi gjysmë milioni turistë holandezë në vitet 2024-25”, u shpreh Spiropali.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali nisi dje vizitën zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës. Ajo u prit nga ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin firmosën një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin evropian të vendit.

Më pas, ministrja vizitoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.