Kushtetuesja rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Veliaj qëndron në detyrë si kryebashkiak

Gjykata Kushtetuese doli sot me një vendim për çështjen e Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i bashkisë së Tiranës.


Gjykata Kushtetuese doli sot me një vendim për çështjen e Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, si dhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Pas shqyrtimit, Gjykata vlerësoi se ka kompetencën të shqyrtojë aktet e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarëve të bashkive dhe të kontrollojë përputhshmërinë e këtyre akteve me Kushtetutën, përfshirë edhe vendimet për shkarkim të kryetarëve të bashkive si organe të zgjedhura drejtpërdrejt.

Gjykata gjithashtu konstatoi se në rastin e shkarkimit të Veliajt, procedura e ndjekur nga Këshilli i Ministrave ka shkelur të drejtat për proces të rregullt, duke mos e njoftuar kërkuesin dhe duke mos garantuar të drejtat e tij për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur. Kjo ka çuar në cenimin e garancive kushtetuese për proces të rregullt.

Gjykata theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka arsyetuar plotësisht shkarkimin e Veliajt për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve, që do të ishte një bazë për të justifikuar këtë masë.

Në këtë kontekst, mbrojtja e interesit publik për t’i garantuar zgjedhësve një kryetar të zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të justifikojë kufizimin e garancive kushtetuese. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, me shumicë votash (5-3) pranimin e kërkesës së Erion Veliajt.

Gjithashtu gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata vendosi edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.

Po ashtu, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së pezullimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Gjykata bën të ditur se, vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro, pas propozimit të këshillit bashkiak duke u mbështetur në ligjin për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, i cili me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese u pezullua deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkuar nga SPAK.

Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog: I gatshëm në çdo vend me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog ndaj protestuesve duke vendosur mbi stolat e gurit fletën ku…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog: I gatshëm në çdo vend me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog ndaj protestuesve duke vendosur mbi stolat e gurit fletën ku…