Salla: Sistemi ujitës Peqin-Kavajë siguron vaditje për 9 mijë ha tokë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi sot punimet në Veprën e Marrjes, Diga Çengelë, mbi lumin Shkumbin, ku është përmbyllur 90% e punimeve, si pjesë e projektit të rehabilitimit të sistemit ujitës Peqin–Kavajë.

Kjo vepër është një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturën ujitëse në vend, duke siguruar furnizimin me ujë vaditës për rreth 9,000 hektarë tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Gjatë inspektimit, ministri Salla vlerësoi ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e përfundimit të projektit, për të garantuar përdorim më efikas të burimeve ujore dhe mbështetje të qëndrueshme për fermerët e zonës.

“Rehabilitimi i kësaj vepre ujitëse është një hap konkret drejt rritjes së produktivitetit në fushat bujqësore të kësaj zone me potencial të lartë”, u shpreh ministri Salla.

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia