Jaupaj: Strategjia e re, investime në qëndrueshmëri klimatike dhe shërbime moderne

Në Ditën Ndërkombëtare për Veprimin Klimatik dhe në prag të Samitit të Klimës “COP30”, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi vizionin e Shqipërisë për klimën në 4-vjeçarin e ardhshëm.


Në Ditën Ndërkombëtare për Veprimin Klimatik dhe në prag të Samitit të Klimës “COP30”, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi vizionin e Shqipërisë për klimën në 4-vjeçarin e ardhshëm.

Në fjalën e tij, ministri Jaupaj theksoi se ndryshimet klimatike nuk janë më thjesht një sfidë mjedisore, por prekin çdo aspekt të jetës së përditshme, nga siguria dhe ekonomia, te mirëqenia e qytetarëve.

Ai shtoi se përmes Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Kontributit Kombëtar të Përcaktuar 3.0, Shqipëria po ndërton një kornizë të qartë për implementimin e vizionit të saj për klimën, duke garantuar investime në qëndrueshmëri klimatike, përshtatje ndaj ndryshimeve, sisteme paralajmërimi të hershme dhe shërbime moderne meteorologjike.

“Ky vizion nuk është thjesht një dokument, por një udhërrëfyes i qartë për veprimin konkret që ne duhet të ndërmarrim për të mbrojtur vendin tonë dhe të ardhmen e qytetarëve tanë”, deklaroi ministri.

Aktiviteti i sotëm nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në përpjekjet globale për klimën dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e vendit ndaj sfidave klimatike të shekullit 21.

Burimi ATSH

Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në…