Salla takon përfaqësues të KE-së: Siguria Ushqimore, kapitull kyç në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim të frytshëm me Caroline Boeshertz, Drejtuese e Njësisë A5 për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dypalëshe në DG SANTE (Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian), dhe ekipin e saj.

Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe hapat konkretë për përmbushjen e kushteve të Kapitullit 12-të Siguria Ushqimore, një prej kapitujve kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij kapitulli në procesin e integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të vënë në dispozicion të këtij procesi të gjitha kapacitetet institucionale dhe teknike, me qëllim përafrimin e standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, DG SANTE rikonfirmoi mbështetjen për Shqipërinë dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit teknik, përmes rritjes së kapaciteteve njerëzore dhe zbatimit të një plani pune të përbashkët, që do të garantojë përparim të qëndrueshëm drejt integrimit evropian.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…