Balla, takim në Senatin italian: Vlerësojmë mbështetjen e Italisë në rrugëtimin drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Senatin italian, ku u prit nga kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes, Stefania Gabriella Anastasia Craxi.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Senatin italian, ku u prit nga kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes, Stefania Gabriella Anastasia Craxi.

Në këtë takim ku shoqërohej edhe nga deputeti socialist Skënder Pashaj dhe ai demokrat Saimir Korreshi, ambasadorja e Shqipërisë në vendin fqinj Anila Bitri Lani, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një partner strategjik dhe mik të pandashëm.

“Vlerësojmë mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla, duke theksuar se të dyja palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në nivel parlamentar.

Në takim u diskutua dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, ku bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet në fusha të ndryshme, nga ekonomia e siguria, deri në atë institucional dhe politik në kuadër të procesit të integrimit europian.

Burimi ATSH

Hoxha-Dotsova: Zgjerim i bashkëpunimit me Bullgarinë në ekonomi, energji dhe turizëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u prit sot në një takim në Sofje, nga kryetarja e…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Dotsova: Zgjerim i bashkëpunimit me Bullgarinë në ekonomi, energji dhe turizëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u prit sot në një takim në Sofje, nga kryetarja e…