Miratohet vlera e qirasë së banesave për shtresat në nevojë në Elbasan, aplikimet deri më 3 nëntor

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Elbasanit u miratua sot pika për vlerën e qirasë mesatare të shtresave në nevojë për banesat në tregun e lirë dhe vlerës maksimale të subvencionit të qirasë për vitin 2026.


Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Elbasanit u miratua sot pika për vlerën e qirasë mesatare të shtresave në nevojë për banesat në tregun e lirë dhe vlerës maksimale të subvencionit të qirasë për vitin 2026.

Kjo nismë synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e qirasë në tregun e lirë, si dhe shtresat vulnerabël që përfitojnë nga skema e bonusit të qirasë.

Gjatë diskutimit, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u bëri thirrje të gjitha familjeve që janë në nevojë të përfitojnë nga kjo mundësi.

“U bëj thirrje të gjitha familjeve, nxitoni të aplikoni pasi në datë 3 nëntor është dita e fundit e aplikimeve për skemën e bonusit të qirasë. Kjo është një nga skemat e cila u vjen në ndihmë familjeve në nevojë, grave të dhunuara, të divorcuara, atyre që janë në vështirësi ekonomike apo shtresave të ndryshme vulnerabël, por edhe familjeve që për një arsye apo tjetër u është prishur banesa e tyre pa mundësi legalizimi dhe kanë nevojë për një banesë të tyre apo një banesë private”, tha ai.

Llatja nënvizoi rëndësinë e aplikimeve brenda afatit të përcaktuar, duke theksuar se qiratë do të jenë me vlerën mesatare të tregut.

“Dua t’u bëj apel të gjitha familjeve që duan të aplikojnë në këtë skemë që të aplikojnë deri në tre nëntor. Qiratë janë me vlerë mesatare të tregut. Projektvendimi për garsoniere është 10 mijë lekë në muaj, apartament 1+1 me 10 mijë lekë të vjetra, 2+1 me 12 mijë lekë dhe 15 mijë lekë të vjetra për apartamentet 3+1. Këto janë çmimet që po miratojmë sot për mbështetjen e familjeve për bonusin e qirasë”, vijoi Llatja.

Në fjalën e tij, kryetari Llatja solli edhe të dhëna konkrete për ecurinë e skemës.

“Deri tani kemi 200 aplikime që po bëhen gati nga familjet që kanë aplikuar në këtë skemë. Vitin e kaluar janë miratuar 309 familje të cilat janë kualifikuar. Dokumentacioni dhe kërkesat ligjore janë të qarta. Familjet që nuk kanë mundësi të paguajnë tregun me qira janë të gjitha të lutura të aplikojnë, pasi vit pas viti janë miratuar të gjitha ato që kanë aplikuar. Janë 315 kuota të lira, ndaj i bëj thirrje që të aplikojnë”, cilësoi Llatja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…