Hapet në Wuhan Simpoziumi Ndërkombëtar për 80-vjetorin e themelimit të OKB-së me fokus Rezolutën nr. 2758

Simpoziumi Ndërkombëtar me temë “80-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara: E ardhmja e rendit botëror, e ligjit ndërkombëtar dhe e multilateralizmit”, i organizuar bashkërisht nga Universiteti Wuhan në Kinë dhe Universiteti Benha në Egjipt, u hap të shtunën në qytetin Wuhan, kryeqendrën e provincës Hubei të Kinës qendrore.

The photo shows the United Nations flag at the United Nations Headquarters in New York, USA, on September 23, 2025. ( The Yomiuri Shimbun via AP Images )

Simpoziumi Ndërkombëtar me temë “80-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara: E ardhmja e rendit botëror, e ligjit ndërkombëtar dhe e multilateralizmit”, i organizuar bashkërisht nga Universiteti Wuhan në Kinë dhe Universiteti Benha në Egjipt, u hap të shtunën në qytetin Wuhan, kryeqendrën e provincës Hubei të Kinës qendrore.

Ish-zv/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Miguel de Serpa Soares, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Konsultative të Ligjit Azi-Afrikë (AALCO) Kamalinne Pinitpu-badol, Presidenti i Universitetit Benha në Egjipt Nasser EL-Gizawy dhe të ftuar të tjerë u shprehën se për përkujtimin e 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, ne duhet të mbrojmë me vendosmëri arritjet e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës, të mbrojmë me vendosmëri qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të njohim faktet historike dhe ligjore se Tajvani është pjesë e Kinës siç konfirmohet nga dokumentet e ligjit ndërkombëtar si Deklarata e Kajros, Proklamata e Potsdamit dhe Rezoluta nr. 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si edhe t’upërmbahemi parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar si barazia sovrane dhe mosndërhyrja në punët e brendshme, të mbështesim Kombet e Bashkuara për të luajtur një rol thelbësor në çështjet ndërkombëtare dhe të praktikojmë së bashku multilateralizmin e vërtetë.

Zhao Shitong, zv/Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit dhe Zhu Kongjun, Sekretar i Komitetit të PKK-së në Universitetin Wuhan, thanë në fjalimet e tyre se kthimi i Tajvanit në atdhe është një pjesë e rëndësishme e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe të rendit ndërkombëtar të pasluftës. Parimi i “një Kine” është norma themelore e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konsensusi i përgjithshëm i komunitetit ndërkombëtar. Çdo shtrembërim dhe sfidë ndaj Rezolutës nr. 2758 të OKB-së, jo vetëm kërcënon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës, por sfidon edhe autoritetin e Kombeve të Bashkuara si një orvatje për të lëkundur rendin ndërkombëtar të pasluftës.

Në takim morën pjesë rreth 150 persona, përfshirë përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, AALCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe ekspertë nga afro 20 vende duke përfshirë Egjiptin, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Spanjën, Francën, Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën, si dhe universitete, institucione kërkimore dhe departamentet praktike në Kinë.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…