Ibrahimaj: Investimet turke mbi 1,3 miliardë euro, tregtia dypalëshe 625 milionë euro

Në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe kontributin e investimeve turke në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.


Në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe kontributin e investimeve turke në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se në gjysmën e parë të vitit 2025, flukset e investimeve të huaja direkte në Shqipëri arritën nivelin rekord prej 759 milionë euro, ku Turqia sipas saj, përbën investitorin kryesor me një pjesëmarrje prej 11,7%, ose rreth 89 milionë euro.

Ajo bëri të ditur se stoku i përgjithshëm i investimeve të huaja në vend ka arritur në 16 miliardë euro, ndërsa investimet turke kapin vlerën e 1,3 miliardë eurove, duke e vendosur Turqinë si investitorin e pestë më të madh në Shqipëri.

Ministrja vuri në dukje se aktualisht në Shqipëri operojnë 658 kompani me kapital turk, të cilat operojnë në sektorë kyç të ekonomisë si ndërtimi, energjia, prodhimi, bankat, turizmi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

Këto kompani, shtoi ajo, kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në Prodhimin e Brendshëm Bruto, zhvillimin teknologjik dhe krijimin e vendeve të punës.

Në fushën e tregtisë dypalëshe, ministrja Ibrahimaj theksoi se gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, importet nga Turqia në Shqipëri arritën në 584 milionë euro, përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi, metale, makineri dhe kimikate, ndërsa eksportet shqiptare në Turqi kapën vlerën e 41 milionë eurove, me produktet kryesore që përfshijnë materialet e ndërtimit, energjinë dhe produktet ushqimore.

“Tregtia dypalëshe vazhdon të jetë e fortë dhe e larmishme, duke përfaqësuar rreth 7,5% të tregtisë sonë totale. Gjatë periudhës janar-gusht 2025, importet tona nga Turqia arritën në 584 milionë euro, kryesisht materiale ndërtimi, metale, makineri dhe kimikate, të gjithë sektorë që fuqizojnë modernizimin e Shqipërisë. Ndërkohë, eksportet tona drejt Turqisë arritën në 41 milionë euro, të dominuara nga materialet e ndërtimit, energjia dhe produktet ushqimore. Këto shifra tregojnë se ekonomitë tona plotësojnë njëra-tjetrën dhe se hapi i ardhshëm është thellimi i bashkëpunimit në agrobiznes, inovacionin digjital, logjistikë dhe turizëm, sektorë ku përvoja turke dhe potenciali shqiptar mund të kombinohen për sukses të përbashkët”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Në vijim të politikave për përmirësimin e klimës së biznesit, ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma për thjeshtimin e procedurave administrative, digjitalizimin e shërbimeve përmes platformës “e-Albania” dhe ofrimin e stimujve fiskalë për investimet strategjike dhe inovative.

Ajo nënvizoi synimin për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për investime dhe një partner të besueshëm për zhvillim afatgjatë.

Ibrahimaj siguroi për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për investitorët turq, duke garantuar një mjedis biznesi transparent, të qëndrueshëm dhe të favorshëm për zhvillimin e investimeve.

“Jemi të përkushtuar të sigurojmë trajtim të barabartë dhe mbrojtje të plotë për investitorët e huaj, me një kuadër rregullator të parashikueshëm dhe transparent. Objektivi ynë është i thjeshtë: ta bëjmë Shqipërinë jo vetëm një qendër rajonale për investime, por edhe një partner të besuar për rritje afatgjatë”, deklaroi ministrja.

Në forum i pranishëm ishte edhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yılmaz, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe përfaqësues nga MÜSİAD International dhe MÜSİAD Albania. Ndërsa kryeministri Edi Rama përshëndeti punimet e Forumit përmes një videomesazhi.

Burimi ATSH

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.