Sejko dhe Malaj takohen me përfaqësuesin e FMN-së: Vlerësim për forcimin e stabilitetit financiar

Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Riccardo Ercoli.


Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Riccardo Ercoli, ku në qendër të bisedimeve ishin zhvillimet më të fundit në ekonominë botërore dhe atë shqiptare.

Gjatë takimit u vlerësua ecuria pozitive e ekonomisë shqiptare, e cila sipas Guvernatorit, pavarësisht sfidave ndërkombëtare ka ruajtur ritmet e qëndrueshme të rritjes dhe një nivel të ulët të inflacionit.

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli, shprehu vlerësimin për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të stabilitetit financiar dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve në vend.

Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të asistencës teknike në mbështetje të zhvillimeve të ardhshme ekonomike.

Takimi u zhvillua në kuadër të mbledhjes vjetore të FMN-së dhe BB-së 2025 në Uashington DC. Mbledhjet përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit më të lartë të FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.

Burimi ATSH

Raporti i UEFA-s, Duka: Shqipëria kryeson Europën për interesin ndaj futbollit

Në “Shtëpinë e Futbollit” u prezantua sot raporti “UEFA Grow Market Research”, një analizë e realizuar nga UEFA në bashkëpunim…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Raporti i UEFA-s, Duka: Shqipëria kryeson Europën për interesin ndaj futbollit

Në “Shtëpinë e Futbollit” u prezantua sot raporti “UEFA Grow Market Research”, një analizë e realizuar nga UEFA në bashkëpunim…