12 finalistë në garën ndërkombëtare për “Parkun e Besimit”, fituesi shpallet nesër

Dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park)


Dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park), një projekt unik që synon të ndërthurë natyrën me simbolikën shpirtërore përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.

Studiot arkitekturore prezantuan projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve.

“Kjo ishte hera e parë që e patëm të vështirë të dilnim me një listë të ngushtë prej 4 apo 5 studiove. Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, nuk mund të them se e kemi më të lehtë, përkundrazi, sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.

Rama theksoi se do të ishte e mrekullueshme të ndërtoheshin 12 parqe besimi, por mungesa e fondeve do t’i detyronte të zgjidhnin vetëm një projekt për të ndërtuar një park.

“Sigurisht që nesër do të duhet të marrim vendimin përfundimtar. Do të ishte e mrekullueshme të kishim 12 parqe të tilla, por do të realizojmë të parin me fituesin që do të shpallet nesër,” u shpreh Rama, duke falënderuar të gjitha studiot pjesëmarrëse për projektet dhe idetë e paraqitura.

Fituesi i garës për Parkun e Besimit pritet të shpallet nesër.

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…