Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, festë kuq e zi në sheshet dhe rrugët e Tiranës

Fitorja e Kombëtares shqiptare 0-1 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, ka ngritur peshë tifozët shqiptarë nga të gjitha trevat


Fitorja e Kombëtares shqiptare 0-1 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, ka ngritur peshë tifozët shqiptarë nga të gjitha trevat që kanë mbushur sheshet e qyteteve ku jetojnë, për të festuar fitoren e Kombëtares shqiptare ndaj asaj serbe.

Qindra persona kanë ngjyrosur sheshet dhe rrugët e Tiranës me ngjyrat kuqezi, duke festuar me këngë dhe valle patriotike si dhe duke i rënë borive të makinave.

Atmosfera festive ka përfshirë edhe Prishtinën ku mijëra tifozë kuq e zi kanë festuar në rrugë dhe sheshe me flamuj kuq e zi.

Fitorja e kuqezinjve erdhi pas golit të shënuar nga sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, duke shlyer kështu edhe gabimin e bërë në ndeshjen e parë ku humbi 11-metërshin decciziv.

Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët u ulën para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës,…