Ibrahimaj: 95% e shërbimeve publike online, 172 startup-e të mbështetura

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar InnoVision 2025, organizuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Durana Tech Park, si një aktivitet paralel i Forumit të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).


Shqipëria po shënon hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të inovacionit, digjitalizimit dhe integrimit europian, duke u renditur ndër vendet udhëheqëse të rajonit me reforma konkrete dhe politika të qarta në këtë drejtim.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar InnoVision 2025, organizuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Durana Tech Park, si një aktivitet paralel i Forumit të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë strategjike që inovacioni dhe teknologjia kanë për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian.

“Shqipëria po udhëheq me reforma konkrete në digjitalizim, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sot, 95% e shërbimeve publike janë online, kemi mbështetur 172 startup-e dhe jemi duke zhvilluar Parkun Teknologjik Durana, që synon të bëhet qendra e re e inovacionit në rajon”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj nënvizoi se e ardhmja e Shqipërisë është dixhitale, e gjelbër dhe europiane, dhe se angazhimi institucional për modernizimin teknologjik do të vijojë me ritme të qëndrueshme.

Forumi InnoVision 2025 mblodhi së bashku vendimmarrës, drejtues biznesesh dhe inovatorë nga rajoni dhe Bashkimi Europian për të diskutuar mbi të ardhmen e teknologjisë dhe zhvillimin e parqeve të inovacionit në Ballkanin Perëndimor, duke u bazuar në modelet më të mira europiane të parqeve teknologjike dhe politikave të inovacionit.

Burimi ATSH

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.