Gonxhja pret John Newbigin: Në fokus zhvillimi i industrive kreative

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në një takim John Newbigin, OBE një nga figurat më të njohura ndërkombëtare në fushën e ekonomisë kreative.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në një takim John Newbigin, OBE një nga figurat më të njohura ndërkombëtare në fushën e ekonomisë kreative. Newbigin është Kryesues i Këshillit Global për Ekonominë Kreative dhe Ambasador i Kryetarit të Bashkisë së Londrës për këtë fushë.

Vizita e tij në Shqipëri u shoqërua edhe nga një takim me delegacionin e nivelit të lartë të British Council UK, të kryesuar nga Baronesha Wendy Alexander, Zëvendëskryetare e Bordit, dhe Adrian Chadwick, Drejtor Rajonal për Evropën e Gjerë.

Gonxhja e vlerësoi takimin një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit strategjik për zhvillimin e industrive kreative në vend.

“Diskutuan mbi ndërtimin e një ekosistemi kulturor dhe inovativ të qëndrueshëm, që mbështet artistët dhe profesionistët e rinj dhe e përkrah industrinë kreative si një motor të zhvillimit ekonomik dhe social”, u shpreh ministri.

Gonxhja vuri në dukje se, në fokus të bisedimeve ishte mundësia për partneritete ndërkombëtare në fushën e kulturës dhe inovacionit, mbështetja e talenteve të reja në art dhe industri kreative dhe rishikimi i kuadrit ligjor për kinematografinë dhe sektorin audiovizual.

Ministri Gonxhja nënvizoi se vizioni strategjik për kulturën dhe industrinë kreative është i qartë: kthimi i saj në një sektor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Takimi u mbyll me angazhimin për bashkëpunim të mëtejshëm mes palëve, në funksion të fuqizimit të këtij sektori në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.