Jaupaj: Impiantet e kompostimit, të detyrueshme për bashkitë me zona rurale

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha sot se impiantet e kompostimit të investuara në disa bashki kanë dalë të suksesshme sepse prodhohet pleh për bujqësinë.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha sot se impiantet e kompostimit të investuara në disa bashki kanë dalë të suksesshme sepse prodhohet pleh për bujqësinë.

Gjatë prezantimit në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave të projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, Jaupaj u shpreh se shumica e bashkive në Republikën e Shqipërisë janë bujqësore dhe pjesa e impianteve të kompostimit duhet të jetë e detyrueshme për bashkitë.

Jaupaj bëri të ditur se impiante kompostimi janë ndërtuar në bashkinë e Roskovecit, Cërrikut dhe për tre javë hapet qendra e kompostimit në Përmet, Lezhë etj. Një pjesë e mirë e bashkive po e parashikojnë planet e tyre ngritjen e qendrës së kompostimit të mbetjeve.

Duke iu drejtuar deputetëve në komision, Jaupaj tha se në diskutime me disa kryetarë bashkish një pjesë e mirë e tyre po e parashikojnë se është një investim që nuk kërkon një kosto të konsiderueshme përveç bashkive të mëdha që duhet ta kenë impiantin e kompostimit shumë më të madh dhe mund ta përballojnë nga buxheti.

Ne, vijoi Jaupaj, i kemi të parashikuara në 3 programe investimi si me Bashkimin Evropian, edhe me KFW, edhe projekti që kemi me GIZ, që gjitha investimet në menaxhimin e mbetjeve për bashkitë duhet të kenë patjetër komponentin e kompostimit, pasi me shumë të drejtë ato që quhen mbetjet e gjelbra janë edhe ndotësit kryesorë në zonat rurale.

“Është bërë taksative nga Ministria e Mjedisit që të gjitha investimet sa i takon fushës së menaxhimit të mbetjeve të përfshijnë kompostimin sepse 75% e bashkive kanë prodhim bujqësor. Deri në 2028 do të kemi infrastrukturën e mbetjeve në të gjithë territorin të ngritur ku përfshihen edhe kompostimi”, tha Jaupaj.

Procesi i kompostimit të mbetjeve përfshin disa faza, që nga mbledhja dhe ruajtja e materialit organik deri në fazën përfundimtare të dekompozimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…