Zbatimi i taksës së re mbi pasuritë e paluajtshme nis në 2028-ën

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, i planifikuar fillimisht të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite dhe pritet të nisë në vitin 2028.


Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, i planifikuar fillimisht të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite dhe pritet të nisë në vitin 2028.

Ministria e Financave bën të ditur se po përgatitet një projektligj i ri për taksën e pronës, i cili do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale në vitin 2028. Aktualisht Kadastra është duke u populluar me të dhënat e azhornuara nga Agjencia Shqiptare e Kadastrës. Kadastra Fiskale është regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurisë së paluajtshme që shërben për hedhjen, përpunimin, korrektimin e të dhënave dhe që shërben për efekt të llogaritjes së shumës së taksës së pasurisë së paluajtshme për t’u paguar nga çdo tatimpagues.

Shtyrja e nisjes së zbatimit të taksës së re për pasuritë e paluajtshme vjen për shkak të nevojës për konsultime të mëtejshme dhe ndërtimit të një sistemi modern taksimi, që do të bazohet në vlerën e tregut të pronave.

Drafti i ri nuk pritet të ndryshojë koeficientët e taksës të propozuar në vitin 2023, të cilët përafrojnë nivelin e taksimit me vendet e rajonit.

Sipas projektligjit të vitit 2023, shkallët e taksës do të ishin: 0,1% – 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%); 0,15% – 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%); 0,15% – 0,25% për ndërtesat bujqësore e industriale.

Taksimi i ri do të bazohet në vlerën reale të tregut të pasurive, e cila do të përcaktohet përmes një harte të re me çmime referuese për banesat, objektet e shërbimit dhe tokat, duke u mbështetur në kontratat e shitblerjes dhe çmimet aktuale të tregut.

Projekti i mëparshëm parashikonte që formula e re e llogaritjes do të sillte një rritje të detyrimeve për pronarët nga 18 deri në 50% për ndërtesat rezidenciale dhe deri 28% për objektet tregtare.

Ndërkohë metodologjia e re e llogaritjes së taksave vendore mbi pasurinë e paluajtshme, çmimet e reja të referencës dhe rivlerësimi do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026. Kjo do t’i japë individëve dhe bizneseve kohë të mjaftueshme gjatë vitit të ardhshëm për të vlerësuar pasuritë e tyre bazuar në vlerën e tregut, dhe për të kryer pagesat e taksave mbi këto vlera.

Projektligji për rivlerësimin synon të krijojë një kuadër ligjor që i mundëson individëve dhe personave juridikë përshtatjen e vlerës së pronave të tyre me atë të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje. Përvoja nga ligjet e mëparshme ka treguar se qytetarët kanë pasur interes të lartë për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit, gjë që është reflektuar në rritjen e numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sa i përket çmimeve të referencës, ato nuk janë rishikuar që nga viti 2016, me përjashtim të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që çmimet e tregut janë rritur ndjeshëm. Për këtë arsye, nga Ministria e Financave është hartuar një paketë e re çmimesh reference nga një grup i gjerë pune, mbi bazën e një metodologjie që i afron më shumë me vlerat e tregut.

Për nxjerrjen e tyre janë analizuar 16,800 transaksione në 12 qarqe të Shqipërisë, për një periudhë 3-vjeçare. Gjithashtu, janë shtuar zona të reja, gjithsej 119 zona nga 65 që janë aktualisht, me synim që çmimet referuese të reflektojnë më mirë vlerën e tregut në çdo zonë të caktuar.

Këto zona shoqërohen me hartat përkatëse, ku janë përcaktuar kufijtë dhe çmimi mesatar për metër katror sipërfaqe banimi. Për të lehtësuar punën e strukturave vendore të tatimeve dhe tarifave, është propozuar që këto harta të publikohen edhe në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor/ASIG.

Lexo më shumë nga

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…