Ibrahimaj: Shqipëria, drejt një ekonomie të bazuar në teknologji

Pas dy ditësh të mbushura me ide të reja, energji dhe inovacion, eventi Future2Tech që u zhvilluan në Tiranë u mbyll duke lënë pas një panoramë shpresëdhënëse për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.


Pas dy ditësh të mbushura me ide të reja, energji dhe inovacion, eventi Future2Tech që u zhvilluan në Tiranë u mbyll duke lënë pas një panoramë shpresëdhënëse për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.

E konceptuar si një platformë për të bashkuar startup-et, institucionet dhe investitorët, Future2Tech tregoi se ekosistemi inovativ shqiptar është në rritje të vazhdueshme dhe gjithnjë e më i lidhur me tregun global.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi në përmbyllje të aktivitetit se qeveria shqiptare po investon seriozisht në të ardhmen digjitale të vendit, duke e konsideruar inovacionin një prioritet kombëtar.

“Startup Albania Agency, Agjencia për Inovacion dhe Ekselencë dhe Durana Tech Park ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që tregon se jemi në drejtimin e duhur. Po ndërtojmë një ekosistem që mbështet të rinjtë, nxit kreativitetin dhe u hap dyert zgjidhjeve teknologjike që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj Shqipëria, po shkon drejt një ekonomie të bazuar në dije dhe teknologji.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrës nga fusha të ndryshme si teknologjia, edukimi, financat dhe politika, diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e sektorit të inovacionit, duke sjellë shembuj konkretë të suksesit të startup-eve shqiptare.

Përmes Future2Tech, u përcoll mesazhi i qartë se Shqipëria po ndërton themelet e një ekonomie të re të bazuar në dije, inovacion dhe bashkëpunim ndërsektorial.

Future2Tech nuk ishte vetëm një event, por një pikënisje për bashkëpunime të reja dhe mundësi të reja zhvillimi. Me përkushtimin institucional dhe angazhimin e komunitetit të startup-eve, Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për teknologjinë dhe inovacionin në rajon.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…