Festivali i Baletit Bashkëkohor në Tiranë, Kumbaro: Dialog artistik mes trupave që lëvizin

Artisti me famë botërore, Angjelin Preljocaj do të vijë sërish në Tiranë për të qenë protagonist në skenën e Festivalit të Baletit Bashkëkohor nga data 9 deri në 25 tetor.

Artisti me famë botërore, Angjelin Preljocaj do të vijë sërish në Tiranë për të qenë protagonist në skenën e Festivalit të Baletit Bashkëkohor nga data 9 deri në 25 tetor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale mesazhin e artistit Preljocaj, ndërsa tha se “ky festival i vjen kryeqytetit si një dialog artistik mes trupave që lëvizin, dritës që ngjall emocione dhe audiencës që përjeton poezinë e trupit në çdo hap, me performanca dhe eksperienca që sfidojnë kufijtë e gjuhës trupore”.

Kumbaro u shpreh se “siç Angjelini, të cilin Ismail Kadare e quante tamam “Kushëriri i Engjëjve”, di më së miri ta bëjë”.

Ylli botëror i koreografisë, shqiptaro-francezi Angjelin Preljocaj në videomesazh fton pjesëmarrësit për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit.

“Këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të Europës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Teatrin “Metropol”, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, Festivali do të hapet për të gjithë qytetin me një shfaqje të re për publikun falas”, tha Preljocaj.

Angjelin Preljocaj, i lindur në Francë nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik përpara se të merrej me baletin modern, duke arritur të interpretonte në skenat botërore. Koreografia e tij përshkruhet si interpretim i baletit klasik dhe modern.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia