Malaj: Raporti i DASH vlerëson stabilitetin makroekonomik dhe uljen e borxhit publik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë ka njohur dhe vlerësuar stabilitetin makroekonomik të vendit, si dhe uljen e vazhdueshme të borxhit publik.

Sipas ministrit, këto rezultate janë pasojë e reformave të rëndësishme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për forcimin e ekonomisë dhe menaxhimin e financave publike.

“Raporti konfirmon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit dhe rrit besimin e investitorëve të huaj,” u shpreh Malaj, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë me reformat për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Ai shtoi se mbështetja e institucioneve ndërkombëtare është një sinjal i rëndësishëm për pozicionin pozitiv që ka arritur Shqipëria në arenën ekonomike globale.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit dhe investimet në Shqipëri publikuar së fundmi vlerëson se situata makroekonomike e vendit është e qëndrueshme dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Sipas raportit, rritja ekonomike në vitin 2024 arriti në 4%, ndërsa inflacioni ra në 2.2%, duke u pozicionuar brenda intervalit të synuar prej 2-3% nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues përbën një përmirësim të dukshëm në krahasim me nivelin më të lartë prej 6.73% që u regjistrua në vitin 2022.

Gjithashtu, raporti thekson uljen e borxhit të brendshëm ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili ka rënë nga 75% në vitin 2021 në 55% në vitin 2024, duke reflektuar konsolidimin e qëndrueshëm fiskal.

Departamenti Amerikan thekson edhe rëndësinë e politikave monetare të kujdesshme, forcimin e monedhës vendase, si dhe rritjen e të ardhurave nga taksat, si elementë kyç për stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

Raporti nxit optimizëm për klimën e investimeve dhe zhvillimin e biznesit në vend, duke vlerësuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për të forcuar ekonominë dhe për të rritur besimin e investitorëve të huaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia