Ibrahimaj: Dyfish më shumë startup-e përgjatë dy viteve të fundit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se platforma “Startup Albania”, është ura që lidh idetë me mundësitë, talentin me mbështetjen dhe Shqipërinë me Europën digjitale.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se platforma “Startup Albania”, është ura që lidh idetë me mundësitë, talentin me mbështetjen dhe Shqipërinë me Europën digjitale.

Në ceremoninë e prezantimit të platformës, në mjediset e Innovation Hub tek Piramida, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se ky është një hap konkret drejt integrimit europian, që e pozicionon Shqipërinë si pjesë të ekonomisë digjitale dhe konkurruese të BE-së.

“Është një hap i rëndësishëm në mbështetje të ekosistemit të startup-eve, duke ofruar mundësi për grante, trajnime dhe një shërbim të automatizuar dhe transparent, që shfrytëzon inteligjencën artificiale për të ofruar mbështetje të shpejtë dhe efikase për startup-et”, deklaroi ajo.

Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se gjatë dy viteve të fundit, janë bërë përpjekje të shumta për të krijuar një agjenci që do të shërbejë si një nxitës i zhvillimit të startup-eve në Shqipëri.

“Me prezantimin e platformës, Agjencia e Startup-eve kthehet në atë vizion që ne kishim, se si një institucion duhet të jetë, dhe se si një institucion duhet të funksionojë, me procese të automatizuara, të cilat nuk bëhen nga njeriu, por nga inteligjenca artificiale, me procedura të cilat janë transparente dhe të gjurmueshme në kohë dhe, mbi të gjitha, me procedura që i shërbejnë ekosistemit”, deklaroi ministrja.

Një nga elementët kryesorë të platformës është krijimi i një tregu (marketplace), që lidh qeverinë, startup-et dhe korporatat.

“Objektivi për katër vitet e ardhshme është të rritet bashkëpunimi mes aktorëve të ndryshëm të ekosistemit dhe të krijohen mundësi për zhvillimin e produkteve që i shërbejnë ekonomisë shqiptare dhe tregjeve ndërkombëtare. Inovacioni dhe zhvillimi teknologjik janë pjesë e pandashme e zhvillimit ekonomik të vendit, dhe qeveria do të vazhdojë të mbështesë nismat që kontribuojnë në këtë drejtim”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Ibrahimaj bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohet raporti i parë për ekosistemin e startup-eve.

Ministrja foli për rritje të numrit të startup-eve në vend, duke nënvizuar se Shqipëria është lider në rajon për përfshirjen e grave në këtë sektor.

“Shumë shpejt, ne do të nxjerrim raportin e parë të ekosistemit të startup-eve dhe jam krenare që në këto dy vite kemi arritur të dyfishojmë numrin e startup-eve në vend. Shqipëria është vendi i parë në rajon për numrin e grave të pranishme në këtë ekosistem. Kemi 37% të angazhuarve në këtë sistem gra, kur mesatarja botërore është 16%”, theksoi ministrja.

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.