OSBE nxit të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje

Në kuadër të Javës së Demokracisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një aktivitet në Tropojë, ku mori pjesë edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.


kuadër të Javës së Demokracisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një aktivitet në Tropojë, ku mori pjesë edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.

Aktiviteti i OSBE-së, i organizuar në bashkëpunim me KQZ-në synon nxitjen e të rinjve për pjesëmarrje në proceset zgjedhore në Shqipëri.

Në aktivitet, morën pjesë të rinj dhe gjimnazistë nga shkolla të mesme në Tropojë.

Në një njoftim për mediet, OSBE cilëson se “një demokraci e shëndetshme do të thotë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Prandaj ne përqendrohemi te pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje dhe rëndësia e votës si një mjet për të ndikuar në vendimmarrje”.

Sipas OSBE-së, takimi i karakterizuar nga një pjesëmarrje aktive e të rinjve përfshiu edhe diskutime të hapura dhe një simulim praktik të votimit duke ofruar një përvojë argëtuese dhe edukative mbi fuqinë e votës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…