Korça në garë për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2026”

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zëvendësministri i Sportit, Endrit Hoxha, mirëpritën në Korçë delegacionin e ACES Europe, organizata jofitimprurëse me seli në Bruksel, e cila çdo vit jep njohjet e Kryeqytetit, Qytetit, Komunitetit dhe Qytezës Sportive Evropiane


Qyteti i Korçës është në garë për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2026”.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zëvendësministri i Sportit, Endrit Hoxha, mirëpritën në Korçë delegacionin e ACES Europe, organizata jofitimprurëse me seli në Bruksel, e cila çdo vit jep njohjet e Kryeqytetit, Qytetit, Komunitetit dhe Qytezës Sportive Evropiane.

Në një postim në rrjetet sociale Filo tha se “delegacioni i ACES Europe inspektoi nga afër infrastrukturën sportive dhe ndoqi prezantimin mbi traditën dhe vizionin tonë për sportin”.

“Korça është qytet me traditë të pasur sportive dhe me infrastrukturë moderne që po zgjerohet me projekte madhore, nga rikonstruksioni i Pallatit të Sportit, deri te ndërtimi i stadiumit të ri. Ne e shohim sportin si pjesë të jetës së përditshme, duke mbështetur si ekipet profesioniste, ashtu edhe sportin masiv, akademitë e të rinjve dhe aktivitetet amatore”, theksoi Filo.

Sipas tij, ky aplikim është një angazhim për të forcuar më tej rolin e sportit në edukim, shëndet dhe socializim.

“Jam i bindur se Korça e meriton këtë vlerësim dhe besoj se viti 2026 do ta gjejë qytetin tonë si “Qyteti Europian i Sportit””, tha Filo.

Ky titull pritet të ketë një ndikim të madh edhe në promovimin e qytetit, pasi do të zhvillohen shumë aktivitete sportive.

Rama: Protestuesit nuk duan të flasin sepse nuk duan të përballen me faktet

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Protestuesit nuk duan të flasin sepse nuk duan të përballen me faktet

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi…