Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori

Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AREB) janë të angazhuara në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha vatrat e përfshira.

Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë.

“Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.

Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyhet me shpejtësi dhe të minimizohen pasojat e shkaktuara.

/Burimi ATSH

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…