Koçiu: Saranda, jo vetëm destinacion pushimi, por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve

Aktualisht në urgjencën pedriatike të spitalit të Sarandës vërehet një shtim i numrit të rasteve që paraqiten për të marrë shërbim shëndetësor.


Spitali i Sarandës, me staf të përkushtuar dhe gatishmëri 24 orë çdo ditë, kujdeset për qytetarët dhe turistët, duke garantuar pushime të qeta dhe pa shqetësime.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se Saranda është jo vetëm destinacion pushimi, por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve.

Aktualisht në urgjencën pedriatike të spitalit të Sarandës vërehet një shtim i numrit të rasteve që paraqiten për të marrë shërbim shëndetësor.

Një mjeke e kësaj Urgjence, tha se “pjesa më e madhe janë shtetas shqiptarë, por ka edhe shtetas të huaj që marrin shërbim mjekësor. Janë marrë një sërë masash për ta përballuar me sukses këtë sezon veror. Personeli mjekër është në gatishmëri. Janë pezulluar lejet vjetore për punonjësit e personelit shëndetësor si dhe kemi shtuar numrin e medikamenteve dhe pajisjeve, në mënyrë që të kemi një sezon turistik sa më të mbarë dhe të sigurt”.

Ndërsa një mjeke e Urgjencës së spitalit të Sarandës tha se “ka filluar të ketë shumë fluks jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe gjatë ditëve të javës. Kemi marrë masa dhe spitali është në gatishmëri të çdo pacienti. Janë reduktuar lejet e personelit dhe kemi edhe një shtim të personelit të mesëm me kontrata provizore. Kemi mbështetetjen e Ministrisë me çdo lloj medikamenti dhe me ambulancat në terren për të marrë pacientët”.

Lexo më shumë nga

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.