Takim pune me arkitektë për standardizimin e objekteve bujqësore sipas normave të BE-së

MBZHR dhe Giz Albania vijon të fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rural dhe bujqësisë së qëndrueshme.


Ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me ekspertë të huaj dhe arkitektë dhe studio arkitekturore, diskutuan në Tiranë rreth identifikimit të sfidave dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në drejtim të hartimit të stallave blegtorale dhe objekteve bujqësore sipas standardeve të Bashkimit Europian për fermat blegtorale.

Ky takim shënoi një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore dhe blegtorale në vend, duke theksuar rëndësinë që ka arkitektura në zhvillimin rural, mirëqenien e kafshëve dhe përgatitjen për sfidat mjedisore dhe ekonomike të së ardhmes.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me: Boshllëqet aktuale në projektimin e objekteve bujqësore; Sfidat praktike dhe ato rregullatore që hasin arkitektët dhe fermerët dhe nevoja për krijimin e një strukture përfaqësuese të aktorëve të përfshirë në këtë fushë.

MBZHR dhe Giz Albania vijon të fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rural dhe bujqësisë së qëndrueshme.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…