Turizmi rrit besimin në ekonomi, BSH: Bizneset pritshmëri të larta për fitimet dhe aktivitetin

Sipas BSH-së, Treguesi i Besimit në Industri (TBI) u rrit me 0,8 pikë përqindje, duke qëndruar 6,5 pikë mbi mesataren historike


Sektori i turizmit ka dhënë kontribut në rritjen e besimit të biznesit dhe konsumatorit në ekonominë e vendit gjatë muajit korrik 2025.

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 2,9 pikë në muajin korrik, duke qëndruar rreth 9 pikë mbi mesataren afatgjatë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Rritja u udhëhoq kryesisht nga përmirësimi i ndjeshëm i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, ndërsa industria dha gjithashtu një kontribut pozitiv, megjithëse në një masë më të vogël.

Nga ana tjetër, rënia e besimit në ndërtim dhe rënia e besimit konsumator ndikuan negativisht në treguesin e përgjithshëm.

Industria ruan trendin pozitiv, por me sinjale për ulje të prodhimit

Sipas BSH-së, Treguesi i Besimit në Industri (TBI) u rrit me 0,8 pikë përqindje, duke qëndruar 6,5 pikë mbi mesataren historike. Rritja erdhi kryesisht si pasojë e pritjeve optimiste për kontratat e reja, megjithëse vlerësimi për prodhimin aktual u ul. Pritjet për çmimet në industri vijuan tendencën rënëse.

Rënie e lehtë në ndërtim, por besimi mbetet mbi mesataren

Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) ra me 1 pikë përqindje në korrik, por mbeti ende 14,4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Kjo rënie u ndikua nga pritje më të ulëta për aktivitetin ndërtues dhe porositë kontraktuese në të ardhmen. Gjithashtu, pritjet për çmimet janë rishikuar në ulje.

Sektori i shërbimeve në nivelin më të lartë të vitit

Rritja më e madhe u regjistrua në sektorin e shërbimeve, ku treguesi i besimit (TBSH) u rrit me 6,2 pikë përqindje duke arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe qëndruar 17,4 pikë mbi mesataren historike. Përmirësimi u ndihmua nga vlerësime më pozitive për aktivitetin aktual dhe kërkesën. Pritjet për çmimet në këtë sektor u rishikuan lehtë për poshtë.

Vrojtimi i BSH-së raporton optimizëm në tregti, veçanërisht për punësimin

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 3,3 pikë përqindje, duke arritur një nivel 7,5 pikë mbi mesataren historike. Rritja u nxit kryesisht nga pritjet për rritje të punësimit në muajt e ardhshëm. Vlerësimi i përgjithshëm për ecurinë aktuale të biznesit ndikoi gjithashtu pozitivisht.

BSH bëntë ditur se, ndryshe nga bizneset, treguesi i besimit konsumator (TBK) shënoi një rënie prej 0,9 pikësh përqindje, edhe pse vazhdon të qëndrojë mbi mesataren historike dhe pranë niveleve të vitit 2024. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e vlerësimit për blerjet e mëdha aktuale. Megjithatë, pritjet për blerje të mëdha në të ardhmen dhe përmirësimi i pritjeve për gjendjen financiare dhanë një efekt zbutës.

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…