Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër

Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për përputhshmërinë me politikat e gjelbërta të Bashkimit Europian


Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për përputhshmërinë me politikat e gjelbërta të Bashkimit Europian, duke kaluar të gjitha vendet fqinje në “Greening Cluster”, me një rezultat prej 103 pikësh, gjithashtu duke u renditur mbi mesataren e BE-së (100 pikë) dhe të Ballkanit Perëndimor (47 pikë).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në këtë fushë për shkak të rritjes së vëmendjes institucionale ndaj agjendës së gjelbër, përmes përfshirjes së objektivave të qëndrueshmërisë në planet kombëtare dhe ndërsektoriale.

“Renditja në vendin e parë e Shqipërisë në këtë dimension shihet si një mundësi për të udhëhequr tranzicionin rajonal të gjelbër, një avantazh për tërheqjen e investimeve të huaja të qëndrueshme, një dritare për financime të gjelbra nga BE dhe institucionet ndërkombëtare”, theksoi ministri.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në rolin e Koordinatorit Kombëtar të këtij raporti, theksoi Gonxhja, mbetet e angazhuar për zhvillimin e politikave që promovojnë ekonominë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bukuria e bregdetit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të plazhit teksa e cilësoi “bukurinë e bregdetit të Spillesë” si një nga “destinacionet…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bukuria e bregdetit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të plazhit teksa e cilësoi “bukurinë e bregdetit të Spillesë” si një nga “destinacionet…