FAO përzgjedh Shqipërinë si shembull transformimi për sistemet ushqimore dhe zhvillimin rural

Shqipëria është përfshirë ndër 19 vendet e përzgjedhura në raportin e ri global të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), të titulluar “Transformimi i ushqimit dhe bujqësisë përmes një qasjeje sistemike”.


Shqipëria është përfshirë ndër 19 vendet e përzgjedhura në raportin e ri global të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), të titulluar “Transformimi i ushqimit dhe bujqësisë përmes një qasjeje sistemike”.

Ky raport thekson rrugëtimin e vendeve që kanë kaluar nga përpjekje të fragmentuara drejt një modeli të integruar për zhvillimin rural dhe sistemet ushqimore, në përputhje me vizionin “Bujqësia 2030”.

Për Shqipërinë, vuri në dukje ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ky është një vlerësim i qartë i progresit të arritur në drejtim të një bujqësie të qëndrueshme, inovative dhe të lidhur me sektorë të tjerë strategjikë.

“Në qendër të këtij transformimi qëndron agroturizmi, i cili është shndërruar në një pikë kyçe strategjike që lidh sektorët e bujqësisë, turizmit, arsimit profesional dhe financave”, deklaroi Denaj.

Kjo qasje sistemike ka sjellë një sërë përfitimesh konkrete për komunitetet rurale dhe ekonominë kombëtare, si: rritje të përfshirjes së të rinjve në inovacionin agroushqimor; përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën rurale; krijimin e njësisë për agroturizëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR); mbështetje të konsiderueshme financiare, përmes Fondit për Zhvillim Rural në vlerën e 250 milionë eurove, si dhe Paketës së Maleve.

Ky model zhvillimi synon jo vetëm të rrisë produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor, por edhe të krijojë më shumë mundësi për ekonominë vendase, duke fuqizuar komunitetet rurale, ruajtur biodiversitetin dhe promovuar një zhvillim gjithëpërfshirës.

Përfshirja e Shqipërisë në raportin global të FAO-s është një dëshmi e qartë e vizionit dhe angazhimit të institucioneve shqiptare për ndërtimin e një bujqësie të së ardhmes, të lidhur ngushtë me natyrën, teknologjinë dhe potencialin njerëzor të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…