Vizita e Presidentit të EBA në Tiranë, Rama: Një ditë e bukur miqësie

Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku


Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Al Nahyan u dekorua nga kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një nga vlerësimet më të larta të shtetit shqiptar. Ky nderim u akordua për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, si dhe për kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ndau pamje nga vizita, duke e cilësuar si “videokartolina e një dite të bukur miqësie”.

Kjo shënon vizitën e dytë zyrtare të Presidentit Al Nahyan në Shqipëri.

Presidenti Al Nahyan, në një postim të mëparshëm në rrjetet sociale, theksoi se takimi me kryeministrin Rama kishte në fokus forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Vizita vjen në vazhdën e bashkëpunimit të intensifikuar mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, veçanërisht pas shkëmbimit të marrëveshjeve në shkurt 2025 ndërmjet kompanive Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimit të letrës së angazhimit për projektin e “Qytetit Inteligjent të Shqipërisë” me “Presight AI Ltd”. Këto zhvillime u konkretizuan në prani të Presidentit Al Nahyan dhe Kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të mëparshme.

Vizita konfirmon një partneritet strategjik të qëndrueshëm, i cili synon të shtrihet në fusha të rëndësishme si energjia, teknologjia, zhvillimi urban dhe bashkëpunimi ekonomik.

/burimi ATSH

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…