Ekonomia blu në Adriatik, nëntë pika të peshkimit artizanal

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dritan Palnikaj, mori pjesë në takimin ministror “Qëndrueshmëria, inovacioni dhe bashkëpunimi në ekonominë blu për detin Adriatik”.


Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dritan Palnikaj, mori pjesë në takimin ministror “Qëndrueshmëria, inovacioni dhe bashkëpunimi në ekonominë blu për detin Adriatik”.

Në fokus të diskutimeve ishin sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të peshkimit dhe akuakulturës në rajonin e Adriatikut.

Palnikaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e infrastrukturës bregdetare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare të detit, përmes formalizimit të sektorit, fuqizimit të komuniteteve bregdetare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa bëri të ditur se, në këtë kuadër, po finalizohet edhe Plani Kombëtar i Veprimit për Peshkimin Artizanal, i cili parashikon ndërtimin e nëntë pikave të uljes në zona strategjike, si Kepi i Rodonit, Velipoja, Tale dhe Liqeni i Prespës.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria ka përfunduar procesin e skanimit të legjislacionit dhe po punon për harmonizimin e plotë me legjislacionin europian në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës, me objektiv përmbylljen e këtij procesi brenda vitit 2026, një hap kyç në rrugën drejt integrimit europian dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve detare.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…