Balla në “Symi Symposium”: Në fokus paqja dhe demokracia në kohë krizash globale

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla po merr pjesë në edicionin e 27-të të “Symi Symposium”, që zhvillohet në ishullin Skiathos (Greqi).


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla po merr pjesë në edicionin e 27-të të “Symi Symposium”, që zhvillohet në ishullin Skiathos (Greqi). Kjo ngjarje e nivelit të lartë organizohet me ftesë të veçantë të ish-kryeministrit grek Jorgo Papandreu dhe mbledh çdo vit liderë politikë, ministra, ambasadorë, akademikë dhe përfaqësues të shquar të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se këtë sesion, diskutimet do të fokusohen në çështjet kryesore të sigurisë, paqes dhe demokracisë, me tematikë kryesore: “Paradoksi i Pandorës: Zbulimi i shpresës në një botë të trazuar. Ngritja e paqes, demokracisë dhe shoqërive të qëndrueshme”.

“Me ftesë të një miku të veçantë si Jorgo Papandreu, i cili, si çdo vit, bën bashkë kryeministra, ministra, ambasadorë, drejtues institucionesh dhe organizatash ndërkombëtare, ekspertë dhe profesorë universitarë.

Në këtë sesion, diskutimet do të fokusohen në çështjet kryesore të sigurisë, paqes dhe demokracisë, me tematikë kryesore: “Paradoksi i Pandorës: Zbulimi i shpresës në një botë të trazuar. Ngritja e paqes, demokracisë dhe shoqërive të qëndrueshme”, shkruan Balla.

“Simpoziumi zhvillohet në një moment sfidash të mëdha globale dhe synon të krijojë një hapësirë për dialog të thelluar mbi çështje kritike si qeverisja demokratike, ruajtja e paqes dhe ndërtimi i shoqërive të forta përballë krizave të kohës”, vijon ministri Balla.

Ai mbyll postimin duke theksuar se “prej më shumë se një çerek shekulli, Symi Symposium është kthyer në një pikëtakim unik për ide, reflektim dhe veprim konkret, që kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e drejtësisë sociale, paqes dhe demokracisë në mbarë botën”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…