Mazniku: Portali “Paketa e Maleve.gov”, nga nesër aktiv për aplikime

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov”


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov, që krahas informimit për kriteret, dokumentet dhe lehtësitë fiskale, mundëson edhe aplimimet për shprehje interesi të qytetarëve dhe biznesit, që duan të investojnë për zhvillimin e ekonomisë së zonës.

I pranishëm në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama, me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Mazniku tha se, “hapi i parë në zbatim të Paketës së maleve, është se çdo bashki duhet të ngrejë një grup pune me 5 anëtarë që duhet të përcaktojnë zonat me prioritet zhvillimi në territorin e bashkisë”.

Ai shpjegoi se, pas analizës së thelluar bëhet shpallja e zonë për zhvillim me vendim të Këshillit të Ministrave, që jep fillimin esencial të zbatimit specifik në territor të Paketës së Maleve. Ndërsa njoftoi se tashmë ka dalë udhëzimi që përcakton kriteret dhe dokumentacionin për identifikimin e zonave me prioritet zhvillimi në territorin e bashkive, në kuadër të Paketës së Maleve.

Sipas tij, interesi për zbatimin e Paketës së Maleve është i madhe dhe ka bashki që e kanë nisur këtë proces për përcaktimin e zonave me potencial zhvillimi.

“Sa më shpejtë të vijnë propozimet nga ana e bashkive aq më shpejtë mund të kalohen propozimet në Këshillin e Ministrave dhe të filloj zbatimi”, u shpreh Mazniku, ndërsa bëri të ditur se, nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme, në agroturizme apo investime të tjera që nxisin ekonominë lokale.

“Paketa e Maleve”, nëpërmjet mbështetjes me dy instrumente: ligjor dhe financiar, synon të nxisë investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që përmbushin kushtet e nevojshme.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Ndërsa synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma.

Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal

Përmirësimi i lidhjes hekurudhore dhe integrimi i rajonit të Adriatikut Jugor në politikat e transportit të Bashkimit Europian është në…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal

Përmirësimi i lidhjes hekurudhore dhe integrimi i rajonit të Adriatikut Jugor në politikat e transportit të Bashkimit Europian është në…