Miratohen rregullat për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit të shtetasve

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme dokumentacionin e nevojshëm të rregullave për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose të vendqëndrimit të shtetasve, si edhe për shtetasit në institucionet shëndetësore dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.


Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme dokumentacionin e nevojshëm të rregullave për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose të vendqëndrimit të shtetasve, si edhe për shtetasit në institucionet shëndetësore dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Në vendim thuhet se shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.

Sipas këtij vendimi, shtetasi, i cili kërkon të banojë në një familje ekzistuese, paraqet kërkesën në rrugë elektronike (on-line), nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Kjo kërkesë duhet të konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritëse në portalin qeveritar “e-Albania”, duke respektuar standardet e banimit, të miratuara nga legjislacioni në fuqi.

Dokumentet e ngarkuara nga shtetasi në shërbimin elektronik në portalin qeveritar “e-Albania” ruhen në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se anëtari madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.

Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi përcakton edhe rregullat për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se 3 muaj.

“Në rastet kur konstatohet se anëtarët e së njëjtës familje kanë adresë vendbanimi të ndryshme nga njëri-tjetri, nëpunësi duhet të kryejë saktësimin e të dhënave të vendbanimit. Me ndryshimin e vendbanimit të shtetasve, nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative kryhen përditësimet e përbërësve të tjerë të gjendjes civile, si elementet e adresës së vendbanimit dhe numri i votimit”, cilësohet në vendim.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo zyra që mbulon shtetësinë dhe refugjatët njofton shërbimin e gjendjes civile për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejta lidhur me vendqëndrimin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi, të shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese, si dhe të personave pa shtetësi.

Sipas vendimit, nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pas marrjes së dokumentacionit dhe të kërkesës nga shtetasit apo nga institucionet që e kanë këtë detyrim ligjor, bën deklarimin ose ndryshimin e adresës së shtetasit të huaj në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes civile, sipas rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për të huajt.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…