Themeli: Turizmi, motor kryesor në rritjen ekonomike

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4 % në 3-mujorin e parë të vitit, ku kontribut dhanë turizmi, investimet e huaja dhe rritja e pagave.


Erald Themeli, drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, bëri të ditur se ekonomia shqiptare parashikon rritjen e qëndrueshme në vitet në vijim 2025-2027 në intervalin 3,5% deri 4 %, ndërsa tha se turizmi pritet të jetë motor kryesor edhe për këtë vit dhe të japë kontribut në rritjen ekonomike.

Në një intervistë televizive, Themeli foli mbi rolin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, përmes së cilës është garantuar ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, si objektiv kryesor i Bankës së Shqipërisë.

Ai tha se, “nëpërmjet politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv, duke siguruar njëkohësisht një ambient financiar të shëndetshëm dhe rritje të kreditimit”.

Themeli vuri në dukje se, inflacioni vijon të qëndrojë në nivelet 2% deri 2,1% poshtë objektivit 3% të BSH-së, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm.

“Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, vuri në dukje Themeli, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime.

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4 % në 3-mujorin e parë të vitit, ku kontribut dhanë turizmi, investimet e huaja dhe rritja e pagave.

/Burimi ATSH

Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të…