Ndreu: Çlirim hapësirave publike në plazh, sekuestrime e gjoba

Bashkia e Lezhës po zhvillon një aksion për çlirimin e hapësirave publike në plazhet që ndodhen në vijën bregdetare të kësaj bashkie.


Bashkia e Lezhës po zhvillon një aksion për çlirimin e hapësirave publike në plazhet që ndodhen në vijën bregdetare të kësaj bashkie.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau në rrjetet sociale momente nga ky aksion.

“Superaksion sot me çlirimim e devijacioneve të papërgjegjshme, të zënies së hapësirave publike dhe çmimeve të larta të parkingjeve dhe abuzimeve të tjera”, theksoi Ndreu.

Ndreu u shpreh se u vendosën sekuestrime, gjoba dhe tërheqje vëmendje për abuzuesit.

Kryebashkiaku Ndreu theksoi se nuk ka asnjë kompromis me askënd.

“Ju lutem denonconi nëse parkingu jepet më shumë se 200 lekë dhe çadrat në zonat publike më shumë se 500 në Ranë të hedhun, 400 në qendër Shëngjin-Kune, 300 në Tale”, tha Ndreu.

Kryebashkiaku Ndreu tha se “nuk përgjigjemi për rastet e kontaktit me stacionet hoteliere, të cilët kanë çmim më të lartë, bëhet fjalë për plazhet publike që janë të qarta”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…