Pr/ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Transparencë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, ku theksoi se “qëllimi këtij projektligji është krijimi i një sistemi të drejtë të qëndrueshëm, transparent llogaridhënës dhe efikas për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme”.

Në fjalën e tij Mazniku tha se “ky projektligj është punuar për një kohë të gjatë thuajse një vit e gjysmë, duke filluar me hartimin e një dokumenti për situatën aktuale dhe zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi, atij ekzistues duke parë praktikat më të mira europiane në vende si Franca, Gjermania, Austria apo edhe në vende që kanë kaluar një situatë të ngjashme si Sllovenia, Kroacia apo Hungaria dhe për të kuptuar qasjet më të mira të mundshme”.

“Ky proces ka kaluar një fazë të gjerë diskutimi ndërinstitucional me shumë palë të interesuara me Shoqatën e bashkive, Shoqatën e Administratorëve, Universitetin e Tiranës, Shoqatën e Gjyqtarëve, banka të nivelit të dytë, shoqatën e ndërtuesve, ndërtues etj.”, tha Mazniku.

Mazniku bëri të ditur se “nevoja për këtë projektligj lindi nga fakti se ne kemi një projektligj të vjetëruar, atë të 2009-s, që ka qenë i pazbatueshëm”.

“Janë 43200 banesa, ose 40% e totalit të banesave të cilat janë objekte me shumë kate që do të thotë ka një situatë bashkëpronësie. Ligji vendos për mënyrën se si funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në 40% të qytetarëve të vendit. Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet bashkëpronësia”, tha Mazniku.

Më tej Mazniku u shpreh se “një pjesë e problemit që njerëzit sot kanë është se nuk dinë se cila pjesë e hapësirës është në bashkëpronësi. Ata kanë një dokument ku thuhet se jeni pronarë të një banese 65 m2 dhe keni 17 metra në bashkëpronësi”.

“Ligji krijon detyrimin që për çdo objekt të dalë një certifikatë e përbashkët bashkëpronësie. Të gjithë elementët që janë pjesë e bashkëpronësisë shënohen një certifikatë pronësie specifike”, tha Mazniku.

Sipas Maznikut, nisma krijon qartësinë se çfarë është prona në bashkëpronësi.

“Krijimi i një dokumenti të mirëfilltë se çfarë është në bashkëpronësi në atë objekt do të lehtësojë procesin e ndërveprimit mes njerëzve me konfliktet dhe palët e treta, sepse do të jenë të gjithë të qartë se çfarë kanë në bashkëpronësi”, tha Mazniku.

Burimi ATSH

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…