Forumi i BRICS-it për qeverisjen fokusohet te qëndrueshmëria në një botë në ndryshim të vazhdueshëm

Në këtë veprimtari morën pjesë më shumë se 120 përfaqësues nga vendet e BRICS-it, duke përfshirë Kinën, Brazilin, Rusinë, Indinë, Afrikën e Jugut, Egjiptin e Indonezinë, si edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.


Të hënën u mbajtën në Rio-de-Zhanejro Seminari i BRICS-it për Qeverisjen dhe Forumi i Shkëmbimeve Kulturore për vitin 2025, që e vënë fokusin në mënyrën se si bashkëpunimi i BRICS-it mund të sjellë qëndrueshmëri e siguri në një botë në ndryshim të vazhdueshëm.

Në këtë veprimtari morën pjesë më shumë se 120 përfaqësues nga vendet e BRICS-it, duke përfshirë Kinën, Brazilin, Rusinë, Indinë, Afrikën e Jugut, Egjiptin e Indonezinë, si edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.


Foto nga china.com.cn

Pjesëmarrësit vunë në dukje se, me zgjerimin historik të BRICS-it, ky mekanizëm ka hyrë në një fazë të re të “Bashkëpunimit të BRICS-it të Madh”, duke rritur më tej përfaqësimin dhe ndikimin e tij në arenën globale.

Pjesëmarrësit vlerësuan kontributet aktive të Kinës në zhvillimin dhe qeverisjen globale, si edhe rolin udhëheqës të saj në përparimin e bashkëpunimit të BRICS-it dhe në nxitjen e solidaritetit ndërmjet vendeve të Jugut Global. Ata i cilësuan nismat globale të Kinës si platforma kryesore për të nxitur përparimin e përbashkët në fushën e zhvillimit, sigurisë e shkëmbimeve kulturore.

Forumi përfshiu gjithashtu një ekspozitë fotografike me temë kulturore, ndërsa gjatë tij u publikuan edhe dy raporte lidhur me bashkëpunimin e BRICS-it.

Forumi u organizua në bashkëpunim nga Departamenti i Promovimit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Grupi Ndërkombëtar i Komunikimit i Kinës dhe Instituti Kombëtar i Gjeografisë dhe i Statistikave i Brazilit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…