“Shendeverë” vendos Shqipërinë në hartën e verërave

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi sot se produktet “Made in Albania” po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet elitare ndërkombëtare.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi sot se produktet “Made in Albania” po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet elitare ndërkombëtare.

Një shembull në këtë drejtim është Kantina e Verës Çobo, me të cilën Shqipëria u prezantua në panairin prestigjioz CEE Wine Fair në Londër.

Në një masterclass të zhvilluar nga eksperti britanik i verës, Will Hill, vëmendjen e mori veçanërisht vera Shendeverë Méthode Champenoise.

Eksperti nuk ngurroi ta vlerësonte lart, duke deklaruar se kantina “Çobo” e ka vendosur Shqipërinë në hartën e verërave.

Përveç Shendeverës, në panair u prezantuan edhe verërat “E Bardha e Beratit”, e bërë me varietetin lokal Puls, dhe “E Kuqja e Beratit” me rrushin autokton Vlosh.

Këto verëra impresionuan të pranishmit dhe konfirmuan cilësinë e lartë të produkteve të Kantinës Çobo, duke theksuar njëkohësisht rolin kyç të saj në promovimin e trashëgimisë shqiptare të verës në arenën ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…