Rritja e rezervës valutore, BSH tërhoqi nga tregu 33,2 milionë euro në tremujorin e parë

Banka e Shqipërisë me objektiv rritjen e rezervës valutore, ka zhvilluar tre ankande për blerjen e valutës, në bankat e nivelit të dytë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.


Banka e Shqipërisë me objektiv rritjen e rezervës valutore, ka zhvilluar tre ankande për blerjen e valutës, në bankat e nivelit të dytë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në tre ankandet e zhvilluara gjatë periudhës janar-mars 2025, janë blerë 33,20 milionë euro me një mesatare 11,07 milionë euro në muaj, kundrejt mesatares prej 14,20 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë pak më e lartë me shumën e blerë në tre ankandeve në të njëjtën kohë një vit më parë prej 32,60 milionë euro, duke treguar se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Banka e Shqipërisë synon që gjatë këtij viti të blejë nga bankat tregtare 270-350 milionë euro, rreth 20 milionë euro më shumë se në 2024-n. Sipas kalendarit të ndërhyrjeve, numri më i madh i ankandeve është planifikuar në tremujorin e dytë dhe të tretë, atëherë ku flukset e euros janë më të larta, si rezultat i të ardhurave nga turistët.

Hovi që ka shënuar turizmi me fluksin e vizitorëve të huaj, rritja e investimeve të huaja dhe e eksporteve ka sjellë prani të madhe të euros në treg, çka ka sjellë zhvlerësim të monedhës europiane në raport me lekun. 1 euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë, ndërsa vetëm në 30 janar do të kishte një barazim të dy monedhave. Tërheqjet e euros nga Banka e Shqipërisë rrisin ofertën e lekut në treg.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…