Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”, Denaj: Bazament i fortë për sigurinë ushqimore dhe eksportet drejt BE-së

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot, në seancën plenare të Kuvendit, projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot, në seancën plenare të Kuvendit, projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj theksoi se projektligji “Për shëndetin e kafshëve” është një nga shtyllat themelore të procesit të përafrimit dhe përmes zbatimit të ligjit aktual në fuqi deri sot është mbrojtur dhe përmirësuar shëndeti i kafshëve, i cili është përcaktuar si mbrojtje në bazë të procedurave për identifikim falas, parandalim përmes profilaksisë veterinare, monitorimit, diagnostifikimit trajtimit dhe çrrënjosjes së sëmundjeve të kafshëve.

Sipas saj, ky projektligj përfaqëson një hap strategjik për Shqipërinë, jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve të integrimit, por edhe në modernizimin e kuadrit ligjor kombëtar dhe forcimin e sistemit shtetëror të kontrollit veterinar.

“Miratimi i këtij ligji është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar njëkohësisht edhe lidhjet me tregjet ndërkombëtare, në mënyrë që në momentin që bëhemi vend i Bashkimit Europian, përafrimi i plotë i këtij projektligji na vendos në detyrime të padiskutueshme, por njëkohësisht na jep mundësi të artë për të rritur edhe më tej eksportet tona në këto produkte”, deklaroi ministrja Denaj.

I hartuar në bashkëpunim me ekspertë të Komisionit Evropian, ministrja tha se projektligji është në përputhje të plotë me rregulloren e BE-së, 2016/429, dhe përfshin dispozita të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve, biosigurinë, gjurmueshmërinë, lëvizjen dhe certifikimin e kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, trajnimin e personelit veterinar, si dhe përgatitjen për emergjenca dhe kriza veterinare.

Denaj theksoi se miratimi i këtij ligji është edhe një parakusht për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Vetëm për dy ligje, atë “Për shëndetin e kafshëve” dhe atë “Për shëndetin e bimëve”, Shqipëria do të mbështetet me një grant prej 6 milionë euro për zbatimin efektiv të tyre”, deklaroi ministrja.

Ky projektligj, nënvizoi ministrja Denaj, është një bazament i fortë për të ndërtuar një sistem modern dhe efikas të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve.

“Ky projektligj është një bazament i fortë për një sistem modern dhe efikas të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe një akt konkret i vullnetit tonë për t’u përafruar me standardet evropiane”, deklaroi ministrja Denaj, duke ftuar deputetët që ta votojnë këtë nismë të rëndësishme për të ardhmen e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural në Shqipëri.

Burimi ATSH

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…