Tarran takim me KLGJ në Pogradec: Hapje e zyrave të informimit në çdo gjykatë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, gjatë vizitës në Pogradec ka zhvilluar edhe një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, gjatë vizitës në Pogradec ka zhvilluar edhe një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë.

Tarran ndër të tjera theksoi se ka shumë punë për të promovuar Pogradecin për vizitorët e huaj, por jo vetëm.

“Erdha në Pogradec për një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Programi i ri parashikon hapjen e zyrave të informimit ne çdo gjykatë, çfarë do të garantojë transparencën me publikun”, tha Tarran në një prononcim për mediet.

“Është hera e parë që vizitoj Pogradecin. Në takimin me kryetarin e bashkisë kemi folur për qytetin, për rajonin, me potencial të madh zhvillimi. Jeni me fat që keni këto pasuri natyrore të jashtëzakonshme, me liqenin, me malet, me pikat kufitare, që janë gjithashtu një mundësi zhvillimi. Keni potencial të madh, por jo shumë të njohur. Ka shumë punë për ta promovuar Pogradecin edhe për vizitorët e huaj, po ashtu edhe rajonin tuaj”, theksoi ai.

“Ne si prezencë e OSBE kemi disa projekte, ne po mbështesim Këshillat Vendorë të Sigurisë, një iniciativë shumë interesante ku disa institucione dhe shoqëria civile, takohen për të diskutuar problemet e sigurisë në bashki. Siguria nuk është vetëm detyrë e organeve ligjzbatuese, por e të gjithëve. Organizatat e shoqërisë civile në këtë kontekst mund të luajnë rol, duke mbledhur informacione, tërhequr vëmendjen për problematika të veçanta, në qytete ose fshatra”, shtoi Tarran.

“Po mendojmë si do zhvillojmë programe të tjera mbështetëse për gratë, ekonominë, trashëgiminë kulturore, turizmin”, tha Tarran.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.