Filo: Së shpejti thirrje për grante deri në 50 mijë euro për ide me ndikim në mjedis dhe komunitet

Bashkia e Korçës mbështet çdo iniciativë që nxit zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike përmes risive lokale


Në mjediset e Bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë u zhvillua një tryezë bashkëpunimi në kuadër të programit Zero City Lab, një nismë që synon të sjellë aktorët lokalë më afër për zgjidhje të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve dhe ekonominë qarkulluese.

Në fokus ishte bashkëpunimi mes institucioneve vendore, universiteteve, bizneseve dhe shoqërisë civile për të adresuar sfida të përbashkëta në sektorë si bujqësia, turizmi dhe tekstilet.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo përmes një postimi në rrjetet sociale tha se, së shpejti hapet thirrja për grante, ku bizneset vendore do të kenë mundësi të aplikojnë për mbështetje deri në 50 mijë euro, për ide që sjellin ndikim pozitiv për mjedisin dhe komunitetin.

“Bashkia e Korçës mbështet çdo iniciativë që nxit zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike përmes risive lokale”, u shpreh kryebashkiaku Filo.

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…