Perspektiva e pandalshme Ekonomisë Kineze – Përmes Inovacionit dhe Bashkëpunimit Global. Mbahet në Kinë, në Tianjin, Forumi Veror Davos 2025

Mbahet në Kinë, në Tianjin, Forumi Veror Davos 2025


Nga Dr. Enriko Ceko
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Këto ditë po zhvillohet në Tianjin Forumi Veror i Davosit 2025, që njihet edhe si Takimi i 16-të Vjetor i Kampionëve të Rinj të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum).


Forumi Veror Davos 2025, në Tianjin/Foto nga VCG

Tianjin, ky qytet në Kinën Veriore është një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit dhe kontinentit aziatik, së bashku me Pekinin, Shangain, etj. I pozicionuar në pjesën veriore të vendit, përgjatë bregdetit të Detit Bohai, pranë Pekinit, Tianjin është kthyer tashmë në një qendër shumë të madhe industriale, portuale, teknologjike, krijueshmërie dhe inovacioni, së bashku me shumë qendra të tjera të mëdha të zhvilluara qytetase kineze. Tianjin është një nga qendrat më të rëndësishme zhvillimore që ka luajtur një rol kyç në zhvillimin ekonomik të Kinës moderne. Ai është një kombinim i vlerave dhe kulturës së lashtë dhe moderne të Kinës me zhvillimet e reja urbane e teknologjike. Infrastruktura e avancuar, universitetet e njohura të kësaj qendre zhvillimore, së bashku me qendrat teknologjike e bëjnë Tianjinin një pikë strategjike për investime dhe bashkëpunim ndërkombëtar, një platformë të rëndësishme për forume globale si Davosi Veror, që po zhvillohet atje midis 24 – 26 qershor 2025.

Në këtë takim shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, emërtuar me temën “Sipërmarrja për një Epokë të Re”, ndër më të rëndësishmit për ekonominë globale, ekonomi në të cilën Kina luan një rol përherë e më të madh dhe dominues, marrin pjesë më shumë se 1,700 pjesëmarrës, që përfaqësojnë më shumë se 90 vende dhe rajone të botës, të cilët këto ditë do të eksplorojnë mënyrat se si krijueshmëria, inovacioni, teknologjia, standardet dhe sipërmarrja, mund të zhbllokojnë dhe vënë në lëvizje potencialin ekonomik global.


Forumi Veror i Davosit 2025/Foto nga VCG

Forumi fokusohet në:

1. Ekonominë Kineze dhe Rolin e Saj Global

2. Sfidat dhe Perspektivat Globale

3. Transformimin e dhe Qëndrueshmërinë

4. Inovacionin dhe Inteligjencën Artificiale (IA)

5. Bashkëpunimin Global dhe Politikat Ekonomike

Në lidhje me ekonominë kineze dhe rolin e saj global, Kryeministri kinez Li Qiang, gjatë fjalimit hapës, theksoi objektivin e Kinës për të qenë një fuqi e madhe konsumi, duke u mbështetur kjo themelet e fuqishme prodhuese të kësaj ekonomie. Ai tha: “Kina është e gatshme të ndajë me botën teknologjitë inovative dhe të japë edhe më shumë mundësi për të bashkëpunuar me të gjitha vendet dhe kjo me anë të pasjes së një politikë të hapur dhe të balancuar ndaj investimeve të huaja. Pavarësisht sfidave të imponuara nga faktori i jashtëm, ekonomia kineze, në tremujorin e parë të vitit 2025 ka shënuar një rritje më shumë se 5.4% dhe për këtë ka edhe një pritshmëri për të ecur me ritme të qëndrueshme. Për shkak të kësaj qëndrueshmërie edhe investitorët ndërkombëtarë janë të ftuar të përfitojnë nga ky (1) mjedis biznesi i klasit të parë, (2) bazuar në ligj, (3) tërësisht i hapur ndaj tregut global.

Në lidhje me sfidat dhe perspektivat globale, duhet patur parasysh se ky Forum është duke u zhvilluar në një kohë kur rritja globale ndodhet në nivelet më të ulëta të dekadave të fundit, e rrezikuar edhe nga konfliktet e panevojshme nxitur nga faktorë ndërkombëtarë të tjerë dhe për të përballuar këto sfida, është e nevojshme që në qendër të diskutimeve dhe rezultateve të jenë (1) sinergjia ndërkombëtare, (2) zhvillimi i qëndrueshëm, (3) përdorimi i teknologjive të avancuara (si Inteligjenca Artificiale), etj.


Një robot humanoid i shfaqur në Forumin e Davosit 2025, në Tianjin/Foto nga VCG

Në lidhje me transformimin e gjelbër dhe qëndrueshmërinë, Gim Huay Neo, drejtoreshë menaxhuese në WEF, tha: “Kina është tashmë lider global në investimet në energji të rinovueshme, duke krijuar miliona vende pune me cilësi të lartë”. Është fakt se edhe vetë Qendra Kombëtare e Konventave dhe Ekspozitave në Tianjin, ku organizohet takimi, është furnizuar tërësisht me energji të gjelbër, duke përdorur 800,000 kWh energji elektrike të rinovueshme dhe teknologji fotovoltaike, duke shmangur më shumë se 300 tonë karburante fosile dhe duke reduktuar emetimin e më shumë se 600 tonë dioksid karboni. Të tëra pajisjet, mobiljet dhe materialet e përdorura në këtë qendër supergjigande, janë të ricikluara, ndërsa paralelisht, qindra automjete elektrike janë vendosur në funksion gjatë ditëve të forumit, për të lehtësuar qarkullimin dhe transportin e gjelbër.

Në lidhje me inovacionin dhe inteligjencën artificiale, fushat më atraktive të këtij Forumi përfshijnë (1) robotët humanoidë, (2) ndërfaqet tru-kompjuter dhe (3) dronët autonomë, që janë edhe zhvillimet më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale (AI). Kina tashmë ka një Strategji “AI Plus”, që sipas Liu Gang, kryeekonomist i Institutit Kinez të Strategjive të Zhvillimit të IA-së, “shihet si një motor i ri për rritjen ekonomike”.

Edhe Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe për rreth 11 vite me radhë, (maj 1997 – qershor 2007), një nga figurat më të rëndësishme politike të Britanisë në fundin e shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, i njohur për politikat e tij të qendrës së majtë, të quajtura shpesh “New Labour”, vlerësoi rolin transformues të teknologjisë. Ai në këtë takim theksoi: “vendet që e përqafojnë Inteligjencën Artificiale do të ngjiten, ndërsa të tjerat do të mbeten pas.”

Në lidhje me bashkëpunimi global dhe politika ekonomike, jo vetëm në ditët e këtij Forumi, por në tërësi drejtuesit e Kinës dhe në veçanti Presidenti i vendit, Xi Jinping, ka theksuar se “Kina mbështet (1) multilateralizmin, (2) tregtinë e lirë dhe (3) konsultimet e barabarta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekonomike ndërkombëtare, ndërsa në takim, Kryeministri Li theksoi rëndësinë e bashkëpunimit “për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe industrive”, si një nga garancitë e ekonomisë për sot dhe të ardhmen e afërt dhe të largët.


Shumë mysafirët e ftuar për Forumin Veror të Davosit 2025, në Tianjing./Foto nga VCG

Në lidhje me fushat strategjike Forumi është përqendruar në:

1. Perspektiva e ekonomisë botërore,

2. Roli i Kinës,

3. Industrinë në transformim,

4. Investimi në njerëz dhe planet,

5. Energjinë dhe materialet e reja.

Është e dukshme se punimet e Forumit Veror të Davos 2025 afirmojnë edhe një herë për udhëheqjen e Kinës në (1) krijueshmëri, (2) inovacion, (3) teknologji, (4) standarde, (5) energjinë e gjelbër dhe (6) ndërtimin e një sistemi ekonomik global të qëndrueshëm, të integruar dhe në kompletim. Ky Forum shërben edhe si një platformë e fuqishme për (1) të shkëmbyer ide, për të (2) nxitur shpirtin sipërmarrës dhe (3) forcimin e mëtejshëm të partneriteteve ndërkombëtare në një epokë të re ekonomike.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër

Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër

Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në…