Denaj: Hiqen pengesat, bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën e viteve të punës të njohura zyrtarisht.


Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën e viteve të punës të njohura zyrtarisht.

Këshilli i Ministrave miratoi listën zyrtare të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe kooperativave, të ndara sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për qëllime të njohjes së periudhave të sigurimit në sistemin e pensioneve.

Vendimi synon të lehtësojë procesin e verifikimit të viteve të punës për ish-punonjësit e sektorit bujqësor, të cilët kanë kontribuar ndër vite në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat, që dikur ishin shtylla të zhvillimit rural në vend.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se ky vendim do t’i hapë rrugë përfitimit të pensionit për shumë qytetarë që kanë punuar në punë të lodhshme dhe të domosdoshme për ekonominë e kohës: mbjellje, korrje, vaditje, përpunim dhe mirëmbajtje të tokës bujqësore.

Ligji sjell një risi në mënyrën e vërtetimit të viteve të sigurimit, duke eliminuar pengesat e shumta të shkaktuara nga mungesa e dokumentacionit dhe shmangur procedurat e shtrenjta dhe të gjata gjyqësore me të cilat qytetarët janë përballur deri tani.

Kjo do të thotë që shumë prej tyre, të cilët nuk kishin mundur të përmbushnin periudhën minimale të sigurimeve për të përfituar pension, tashmë do të kenë një mundësi reale për ta arritur këtë të drejtë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nënvizon se ky vendim është pjesë e një strategjie më të gjerë, “Bujqësia 2030”, që synon një bujqësi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo punëtor i fshatit të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë në sistemin e mbrojtjes sociale.

“Një hap domethënës për të rikthyer dinjitetin dhe të drejtat e merituara për ata që, për vite me radhë, kanë punuar tokën e këtij vendi”, u shpreh Denaj.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…